Osmani takohet sot me Ministren e Jashtme të Shqipërisë

15:15 | 25 Nëntor 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në takim Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Nga komunikata e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani do të takohet me Xhaçkën nga ora 16:30, në kabinetin e presidentes, përcjell arbresh.info.

Ndërkaq, gjatë vizitës së saj në Kosovë, Xhaçka është takuar me fillim nga ora 14:45 me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Shpërndaje në rrjete sociale