Osmani takohet me ministrin Vitia, diskutojnë për sigurimin e vaksinave anti-Covid

21:06 | 28 Prill 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Osmani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, transmeton arbresh.info

Presidentja Osmani ka thënë se nuk ka prioritet më të rëndësishëm sesa shëndeti i qytetarëve dhe sigurimi i vaksinave anti-Covid.

“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se është në koordinim të vazhdueshëm me ministrin e Shëndetësisë, Vitia dhe se do të angazhohen në siugurimin sa më të shpejtë të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

“Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje. Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19”, ka thënë Osmani./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19….

Posted by Vjosa Osmani on Wednesday, April 28, 2021

 

 

 

Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje.

Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19.

Lajmet më të lexuara