Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me administratoren e USAID-it, Samantha Power, të cilën e ka falënderuar për kontributin e kësaj organizate jo vetëm në mbështetjen e institucioneve të Kosovës, por edhe në ofrimin e asistencës në shumë fusha e sektorë. Sipas Presidentes Osmani, Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbetet partner i ngushtë i USAID-it, ndërkohë që ka uruar këtë organizatë në 60-vjetorin e themelimit të saj. Në takim me znj.Power, Presidentja Omani e ka falënderuar edhe për marrëveshjen e Grantit për Objektivat Zhvillimore dhe tre Amendamentet, në vlerë prej më shumë se 41 milionë dollarë.
“Jam e lumtur që programet e USAID-it janë në sinkron me planin zhvillimor të institucioneve të Kosovës. Sundimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor. Ne mirëpresim dhe mbështesim çdo iniciativë që forcon shtetin e së drejtës, rritë besimin dhe mbështetjen e publikut ndaj sistemit të drejtësisë”, është shprehur Presidentja Osmani.
Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se potenciali më i madh i Kosovës janë njerëzit e saj, veçanërisht rinia, teksa ka përmendur se fuqizimi i grave, agjenda mjedisore dhe projektet që lidhen me sektorin e teknologjisë janë ndër prioritetet kryesore.
Ajo ka falënderuar shtetin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Republika e Kosovës dhe populli i saj do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara dhe popullit të saj, që qëndruan me ne në kohët më të errëta dhe që na ndihmojnë të zhvillohemi e të rritemi”, ka theksuar Presidentja Osmani./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...