Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka udhëtuar për vizitë në Vatikan dhe në Itali.
Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku, u bë e ditur nga Presidenca dje.
Përveç Papës, Osmani do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.
Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të pritet edhe nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej.
Zhduken tre meshkuj në Fushë Kosovë
DASH: Sofja dhe Maqedonia e Veriut të de-përshkallëzojnë ret...
Arrestohet një person me gati 14 gramë kokainë në Prizren
Prej sot bileta kushton 0.50 cent në Trafikun Urban
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Kroacisë i del kundër deklaratave të presidentit p...