Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti snë Prishtinë delegacionin e Bordit Këshillues të Qeverisë britaneze për Iniciativën e Parandalimit të Dhunës Seksuale gjatë Luftës.
Sipas njoftimit të Presidencës në Facebook, delegacioni përfshinte të mbijetuar nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndanë përvojat e tyre dhe historitë e guximit.
‘Storjet mbi dhimbjen, gjetjen e forcës për ta tejkaluar atë dhe sukseset e të mbijetuarve të pranishëm, po aq sa na frymëzuan, krijuan diskutime dhe shkëmbim të ideve të reja për bashkëpunim.
Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është jetik për dizajnim të politikave të qëndrueshme dhe efektive, në mënyrë që të sigurojmë mirëqenie të plotë për të gjithë dhe hapa konkret drejt realizimit të drejtësisë”, shruhet në postimin e Presidencës.
Dita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i s...
Rama ndan buxhetin për Parkun Memorial dhe Bibliotekën ̶...
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...