Osmani pret në takim Ramën: Si Komandante Supreme, FSK do ta ketë mbështetjen dhe gatishmërinë time të plotë

17:44 | 6 Prill 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, me të cilin diskutuan në thellimin e bashkëpunimit.

Osmani në fjalën e saj para të pranishmëve, u shpreh se si Komandante Supreme, FSK do ta ketë mbështetjen dhe gatishmërinë e saj që në mënyrë të suksesshme të arrihet dhe tranzicioni i saj në ushtri, transmeton arbresh.info

”Do të vazhdojë të mbesin shembull i besueshmërisë. Dua t’i falënderoj FSK-në për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm”.

”Tash e tutje si Komandante Supreme e FSK-së, ju ofroj gjithë mbështetjen time, gjithë gatishmërinë që të bashkëpunojmë, që të kemi mbështetjen e nevojshme buxhetore që ky tranzicion të përfundojë me kohë”.

”Natyrisht që të sigurojmë mbështetje bilaterale që FSK të arrijë avancimin e saj në secilën organizatë veç e veç”.

”Faleminderit për bashkëpunimin e deritashëm dhe mezi pres që ky bashkëpunim të thellohet tash e tutje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara