Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Siç njofton Presidenca, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj./Arbresh.info/
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci