Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Në takim, Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhjen në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të punuar ngushtë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Presidentja Osmani vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Slloveninë për përkrahjen e vazhdueshme, mbështetjen në rrugën euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit Brdo-Brijuni dhe theksoi rëndësinë që Kosova i kushton këtij formati si platformë për dialog rajonal, stabilitet dhe perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info

Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë