Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.
Siç njofton Presidenca, Osmani i uroi ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, u tha në njoftim.
Po ashtu, në takim u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës./Arbresh.info

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit