Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se kanë diskutuar për planin e rritjes dhe agjendën e reformave, prej të cilës do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro.
Osmani ka ritheksuar nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër Kosovës.
“Në takim me Presidenten Ursula von der Leyen, e urova për rizgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian, gjersa ritheksova përkushtimin e vendit tonë për të ecur, bazuar në merita, drejt familjes së bashkuar evropiane. Së bashku diskutuam Planin e Rritjes dhe agjendën tonë të reformave, prej të cilës do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro. Në këtë frymë, ritheksova edhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër Kosovës, nga të cilat më së shumti po dëmtohen qytetarët e vendit tonë”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...