Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Grupin Avokues për Mbrojtjen e Grave, grup jo-formal i përbërë nga 12 organizata jo-qeveritare, ku përfshihen organizata nga grupe të cenueshme, strehimoret në Kosovë si dhe organizata të cilat kanë për qëllim angazhimin në promovimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e dhunës në familje.
Osmani është njoftuar nga afër lidhur me sfidat të cilat po përballen gratë në Kosovë, dhe nevojën e vazhdueshme për plotësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore e cila garanton mbrojtje për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani është shprehur e hapur për bashkëpunim të mëtejmë dhe koordinim të ngushtë me organizatat në këtë drejtim dhe në fusha të tjera të cilat garantojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave në vend”, njofton Presidenca./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...