Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë komunën e Drenasit.
Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 11:00, Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Gjatë kësaj vizite, ajo do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile.
Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe kryetari Lladrovci do të deklarohen për media.
Gjatë vizitës në Drenas, Presidentja do të vizitojë edhe Parkun e Biznesit dhe do të qëndroj edhe në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë./Arbresh.info/
Tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë
Malisheva e mposht edhe Prishtinën si Dukagjinin, në fund të...
Trembëdhjetë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rin...
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët