Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Serbia ka kushtëzuar vendet afrikane që ta çnjohin Kosovën duke i ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre.
Ajo këto deklarata i bëri në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax që po mbahet në Kanada ku tha se vendet autokrate si Rusia kanë abuzuar me situatën e pandemisë dhe shpërndarjen e vaksinave.
“Rusia ka dërguar shumë vaksina ruse në Serbi. Serbia është e interesuar që ta luftojë Pavarësinë e Kosovës, derisa shumë vende në Afrikë nuk kishin vaksina. Serbia ka përdorur vaksinat ruse për të dërguar në vende në Afrikë duke iu thënë do t’iu japim vaksina nëse do ta çnjihni Kosovën”.
“Ata thonë që ka funksionuar, por ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga asnjë nga këto vende në Afrikë që po e çnjohin Kosovën. Kjo bëri vende si Rusia dhe Serbia që janë me regjim autokrat të dukeshin mirë, sepse shumë vende që vërtet kishin nevojë për ndihmë si disa vende në Afrikë dhe Azi ishin duke u përpjekur që të siguronin vaksina të mjaftueshme”.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, që po mbahet në Kanada, ka thënë se pandemia COVID-19 ka goditur njëlloj të gjitha vendet, pavarësisht nëse janë shtete të mëdha ose me të vogla.
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime
Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë
Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston k...
Policia lanson aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Ade...