Presidentja , Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.
Gjatë ditë së sotme, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga e mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.
Të hënën, ndërkaq do të jenë prezentë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Gjatë qëndrimit në Londër, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.
Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta./arbresh.info/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...