Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës sot në 27-vjetorin e saj.
Në një postim në Facebook, presidenca bëri të ditur se Osmani kujton njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës për liri.
“Përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte. Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën”.
“Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre! I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, ka thënë Osmani.
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...