Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme bilaterale e multilaterale në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në një video përmbledhëse të aktiviteteve, presidentja theksoi se, pavarësisht sfidave e problemeve me të cilat përballemi, aktiviteti nuk do të ndalet, sepse siç tha “Kosova është shtet që e meriton të jetë i barabartë në mesin e kombeve të lira”.
Ajo nënvizoi gjithashtu se “lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është historike dhe e pathyeshme”.
Gjatë qëndrimit në SHBA, presidentja Osmani pati takime të shumta me liderë botërorë, përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe anëtarë të Kongresit e Senatit amerikan. Ajo zhvilloi biseda përmbajtësore me presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, Zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, si dhe me një numër kongresistësh e senatorësh amerikanë.
Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, Osmani u takua edhe me udhëheqës të vendeve evropiane, aziatike dhe afrikane, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si NATO, BE, Liga Arabe, Selia e Shenjtë dhe OBSH.
Presidentja mori pjesë edhe në një sërë aktivitetesh të tjera, përfshirë panelin mbi sistemin global të refugjatëve dhe azilit të organizuar nga Qeveria Amerikane, fjalime e ligjërata në Universitetin e Pittsburgh, pjesëmarrjen në Clinton Global Initiative, si dhe vizitën në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane.
Ajo u nderua gjithashtu me çmime dhe mirënjohje, mes tyre Çelësin e Qytetit të Waterbury në Connecticut dhe Women Empowerment Award nga organizata “Fashion 4 Development”.
Një vend të veçantë në agjendën e saj e zuri takimi me komunitetin shqiptaro-amerikan në New York, Waterbury dhe Philadelphia, ku Osmani u shpreh se mërgata ka qenë gjithmonë forcë e pazëvendësueshme për zhvillimin e Kosovës.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...