Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën e Mejës, duke e cilësuar atë si njërën nga plagët më të thella të Kosovës.
Ajo theksoi se 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë.
“Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet,” ka deklaruar Osmani.
E para e shtetit shtoi se çdo person i vrarë dhe çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës është betim për drejtësi.
Presidentja Osmani përmendi se, në këtë tokë të shenjtë të dhimbjes, mbillet shpresa për një të ardhme më të drejtë dhe me më shumë dinjitet, duke u betuar se kujtimi për martirët e Mejës do të jetojë përjetë në zemrat e qytetarëve të Kosovës.
“Lavdi jetës dhe sakrificës së tyre!” ka përfunduar ajo./Arbresh.info/
Selin Bollati rrëfen emocionet pas fitores: Jam në shok dhe ...
Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbës...
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një ...
Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërës...
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...