Presidentja e vendit Vjosa Osmani, për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se kujtimi do jetë i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Po ashtu, Osmani tha se homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, janë për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e dëshmorëve.
“Natyrisht që sikurse çdo qytetar i Republikës së Kosovës, sikurse çdo shqiptar jemi këtu në Prekazin historik për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e të rënëve të Kosovës. Po ashtu, për të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për të gjithë Kosovën, e cila sot është e lirë falë kësaj sakrifice”, deklaroi Osmani para medieve.
Ndërkaq përveç presidentes Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pasi kanë kryer homazhet në Prekaz, janë drejtuar për te kulla e Jasharajve./eo
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...
Bellingham nën presion, Tuchel në “halle” –...
Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...