Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.
Pas homazheve e para e vendit, Vjosa Osmani tha se 25 vite më parë filloi shpresa e madhe për Kosovën.
“24 marsi vërtet ishte ditë e shpresës së madhe sepse përherë të parë aleancat e botës demokratike u bën bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Millosheviqit dhe së bashku me shumë e shumë shtete partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë dhe atë ditë të çlirimit ne do ta shënojmë me 12 qershor të këtij viti, meqenëse është edhe vit jubilar, 25 vjetori”, theksoi Osmani, raporton RTKlive.
Sipas saj dita e shpresës së madhe është shndërruar në partneritet të fuqishëm të aleancave.
Osmani ka falënderuar të gjithë ushtarët e NATO-së që rrezikun jetën e tyre, po ashtu edhe liderët e botës për lirinë. Presidentja me këtë rast tha se pret që Kosova së shpejti të bëhet edhe pjesë e NATO-s.
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...