Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonic bëri të ditur se me Bauer kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, përcjell Arbresh.info.
“Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, së bashku me Presidenten Osmani, takuam Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer me të cilin diskutuam rreth situatës së sigurisë dhe përkushtimit të Republikës së Kosovës në përmbushje të detyrave tona për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Maqedonci.
“Rikonfirmuam orientimin e angazhimin tonë të vazhdueshëm drejtë anëtarësimit tonë të merituar në NATO, e cila përveçse është kërkesë e jona, është edhe e domosdoshme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Maqedonci./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...