Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan.
Ky manifestim u mbajt në Prishtinë pranë statujës së Presidentit Bill Clinton.
Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Presidentëve, që u bë fillimisht festë kombëtare në vitin 1879 për nder të ditëlindjes së Presidentit të parë amerikan, George Washington, më 22 shkurt.
Afro një shekull më pas në vitin 1968, Kongresi miratoi një ligj sipas së cilit disa festa kombëtare nuk do të shënoheshin në data të caktuara, por të hënave duke u dhënë kështu mundësi qytetarëve të kishin tre ditë rresht pushim.
Fillimisht, Dita e Presidentëve festohej vetëm në kryeqytet, por në vitin 1885 ajo u shtri edhe në pjesën tjetër të vendit./eo
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...