Kujtim Shala, të mërkurën është emëruar nga presidentja Osmani e kryeministri Kurti si inspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pasi paraardhësi i tij, Burim Ramadani, dha dorëheqje nga kjo pozitë. Mirëpo, për emërimin e tij nuk janë të informuar Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të mërkurën kanë caktuar Kujtim Shalën si inspektor të përgjithshëm të AKI-së, për të cilin nuk u dha shumë detaje, mirëpo vetëm treguan se ai ka qenë pjesë e FSK-së.
Shala e mori këtë detyrë pasi, Burim Ramadani, që ushtronte këtë pozitë për tri vite, dha dorëheqje.
Lajmin për dorëheqjen e Ramadanit dhe emërimin e Shalës e bëri të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale. Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhej në njoftimin e së mërkurës.
Mirëpo për emërimin e Shalës nuk është informuar komisioni që merret me mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. /arbresh.info/
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...