Përderisa kryesia e Kuvendit ditë më parë nuk e futi në rend dite Demarakcionin me Malin e Zi në mungesë të unitetit, opozita nuk po lëviz nga qëndrimet e saj.
Vetëvendosja në njërën anë me qëndrimet kundër të ditura tashmë, dhe LDK-ja që është zotuar se do ta votojë.
Por sipas tyre, ratifkikmi i kësaj marrëveshje nuk garanton liberalizimin e vizave.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu thotë se shefja e BE-së në Kosovë, Apostolova asnjëherë nuk ka garantuar se me ratifikimin e demarkacionit do të liberalizohen vizat.
“Secilin takim që kemi pasur edhe të fundit me Apostolovan, na është thënë që janë dy kushte dhe mbesin si të tilla. Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit”, tha Haxhiu për tv21.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti deklaron që qeveria po luan me dy karta, dhe marrëveshja duhet të shkojë në Kuvend sa më shpejtë.
“Do ta mbështesim demarkacionin, ska arsye të shtyhet më shumë. Është keq që po luhet me dy karta, dhe s’duhet të humbet kohë”, tha Hoti.
Ndryshe javën e ardhshme është paralajmëruar edhe vizita e kryeministrit malazez në Kosovë.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...