Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Armend Mujaj, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kishte kërkuar që të votohet kjo pikë nga deputetët në seancën e sotme të Kuvendit.
Deputetja e VV-së, Doarsa Kica-Xhelili njëherësh edhe kryesuese e komisionit për Administratë Publike tha se anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme, prandaj edhe duhet të shkarkohen, raporton Ekonomia Online.
“Nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme”.
Ndërsa partitë e opozitës PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar që të mos votohet pika për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Për të njëjtën gjë u deklaruan edhe Mërgim Lushtaku nga PDK, Agim Veliu nga LDK dhe Besnik Tahir AAK, të cilët në emër të partive të tyre politike kërkuan që të mos votohet kjo pikë e rendit të ditës./arbresh.info/
Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...