Opozita e quan të rrezikshëm diskutimin në Bruksel për demarkacionin me Serbinë

22:09 | 24 Qershor 2018

Paralajmërimi se demarkimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e dialogut të Brukselit, ka bërë që opozita ta quaj të rrezikshme një opsion të tillë. Kjo për faktin se do të mund të bëheshin pazare me territorin e vendit, ashtu siç janë bërë me marrëveshjet tjera në dialogun e deritashëm.

Ndërsa, gjeografët mendojnë se duke marrë parasysh problemet dhe pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, atëherë do të duhet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare
Ndarja e territorit gjithmonë është çështje e diskutueshme. Demarkimi me Malin e Zi ishte pjesa e cila për dy vite krijoi zhurme madje edhe konflikti në skenën politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara