Njësi të shumta policore gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një operacion të gjerë në Deçan dhe në Gjakovë.
Nga ky aksion janë konfiskuar narkotikë të shumtë, ndërsa janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës së fundi ka dhënë detaje për llojet e konfiskuara të narkotikëve në këtë rast.
Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit të tri lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar: 68.48 kg substancë narkotike e llojit Marihuanë, 177 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, 421 gram substancë narkotike të llojit Kokainë, një armë zjarri AK-47 me pesë karikator të zbrazët, një pushkë gjuetie me 27 fishekë. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: 535 € para të gatshme, 6 telefona mobil, një veturë, një peshore si dhe disa pajisje tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...