Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauku Konjufca, ka theksuar se rinumërimi i votave në Prizren dhe Prishtinë, është një precedent i rrezikshëm që po ndodhë në vend.
Konjufca në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka theksuar se nuk kemi pasur asnjëherë rast të ngjashëm të rinumërimit të votave në Kosovë, përderisa votat nuk kanë qenë të kontestuara.
“Do të ishte e kuptueshme kërkesa për rinumërim, nëse do të kishte mos pajtueshmëri të komisionerëve dhe mos përmbyllje te procesverbaleve. Unë mendoj se ta çosh një komunë në rinumërim, është shumë e rrezikshme për demokracinë. Po ndodhë pikërisht në komunat ku i ka fituar VV, dhe kjo nuk është e rastësishme”, ka shtuar Konjufca.
Sipas tij, kërkesa të tilla përfaqësojnë mentalitetin politik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili respekton rregullat dhe ligjet, përderisa janë në favor të tyre.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron