Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike për dialogun Kosovë-Serbi.
Ohri, një marrëveshje pa marrëveshje, kështu e ka quajtur Berisha takimin e mbajtur mes zyrtarëve më të lartë të Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka thënë se presidenti Vuçiç nuk ka firmosur asgjë, megjithëse Albin Kurti e ka pranuar asociacionin.
Sipas ish-Kryeministrit, veprimi i Vuçiç ka dëshmuar se ai nuk ka për të firmosur asnjëherë një marrëveshje me Kosovën, ndaj ai shton se presidenti i Serbisë duhet të përballet me pasojat e lajmëruara nga BE dhe SHBA.
“Në Ohër nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të së dakortësuar gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.
Ky qëndrim i zotit Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën.
Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën.
Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë.
Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë”, -thuhet në reagimin e Sali Berishës.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...