Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) vlerëson së autoritetet lokale kanë një rol të rëndësishëm në përpjekjet për zhvillim ekonomik në vend.
Komunat sipas OEAK mund të krijojnë dhe zbatojnë rregullore të ndryshme që ndikojnë në veprimtarinë e bizneseve dhe mund të ndërmarrin iniciativa dhe projekte të ndryshme që ndikojnë në masë të madhe në mjedisin e të bërit biznes.
Para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën e rrumbullakët të titulluar “Roli i Komunave në Zhvillimin Ekonomik”..
Si panelistë janë ftuar Besnik Tahiri, ekspert i qeverisjes lokale, zj Mrikë Macula, drejtore ekzekutive e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal, si dhe z. Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...