Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në debatin e tij me miqtë në Facebook ka deklaruar se polarizimet aktuale në skenën politike janë shumë të rrezikshme. Ai ka thënë se si ambasador nuk e përkrah as Qeverinë e as opozitën ndërsa u ka bërë thirrje politikanëve që problemet ti zgjidhin me anë të dialogut.
“Situata është e rrezikshme. Retorika, kërcenime, dhuna janë shqetësuese. Por është shumë e rëndësishme tash që liderët e Kosovës tregojnë aftësinë e tyre të zgjedhin problemet e Kosovës” ka shkruar ai.
Ai ka thënë se nuk e mbështet as Qeverinë as opozitën.
“Ne nuk përkrahim as qeverinë e as opositën. Ne punojmë me përfaqësuesit e zgjedhur nga vet populli. E përkrahim Kosovën. Nuk është roli im të them se politikanët a janë të mirë apo të këqinj. Por, si mik i Kosovës, ne do të thonim nëse mendojmë se aksioni a është positiv apo negativ” ka thënë ai
Ndërkohë rreth zgjedhjes së Presidentit dhe përgatitjeve për festë nga ana e PDK’së në ditën e zgjedhjes së Hashim Thacit, O’Connell
“Opinioni im nuk ka rëndësi. Presidenti i Kosovës përfaqëson popullin e Kosovës. Ai ose ajo është përgjegjëse për ata dhe Kuvendi është përgjegjës për zgjedhjen e kandidatit. Nëse deputetët zgjedhin dikë që juk nuk e mbështetsni, këshilla ime është që herën tjetër konsiderojeni që të mos votoni për ata” ka thënë O’Connell në përgjigjen për një qytetar.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...