Përfaqësuesi i UNDP-së Nuno Queros gjatë shkatërrimit të armëve të konfiskuara nga Policia e Kosovës tha se është duke u bërë një punë e mirë.
Ai tha se përpjekja e përbashkët tregon shumë që qëllimi është për të pasur një mjedis të sigurt për te gjitha komunitetet
“Përpjekja jonë e përbashkët tregon shumë që qëllimi është për të pasur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Një objektiv kyç është zvogëlimi i armëve ilegale deri në vitin 2030. Ne si UNDP jemi krenar që të vazhdojmë më tutje të jemi partner me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për shkatërrimin e armëve. Çdo i 15 në botë përdoret për me shkaktu një vdekje në botë. Përdorimi i armeve të lehta është një shtysë për shkaktimin e dhunës në mbarë botën. Përafërsisht 993 armë do të shkatërrohen”, u shpreh ai./Arbresh.info/