Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar edhe numërimin e votave me postë për të gjitha komunat e Kosovës.
Në Kaçanik, tashmë ka përfunduar numërimi i votave me postë ku janë pranuar gjithsej 96 vota, ndërsa Jeton Raka i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 56 prej tyre.
I dyti në Kaçanik nga votat e diasporës është Shkelqim Jakupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili mori 17 vota. I treti është Shukri Luta i cili kandidoi si i pavarur dhe mori 13 vota nga diaspora, kurse i katërti është ai që e prin balotazhin në këtë komunë, Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës i cili mori 10 vota. /arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur