Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të qartë të partive kryesore parlamentare dhe kandidatëve më të votuar brenda tyre.
Sipas të dhënave aktuale, Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca më e votuar me 42.95 për qind ose 299,328 vota. Kandidati më i votuar në këtë subjekt është Albin Kurti me 59,446 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 46,708 vota. Në mesin e më të votuarve janë edhe Albulena Haxhiu me 26,757 vota, Hekuran Murati me 23,503 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 21,659 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.14 për qind ose 147,292 vota. Në këtë subjekt prin kandidati për kryeministër Bedri Hamza me 28,942 vota, pasuar nga Përparim Gruda me 18,374 vota, Arian Tahiri me 16,068 vota, Uran Ismaili me 14,269 vota dhe Sala Jashari me 10,227 vota.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind ose 122,659 vota. Më e votuara në listën e LDK-së rezulton Vjosa Osmani-Sadriu me 19,065 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 17,271 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 13,533 vota, Hykmete Bajrami me 10,508 vota dhe Avdullah Hoti me 9,461 vota.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar deri tani 7.16 për qind të votave. Kandidati më i votuar në këtë subjekt është Ardian Gjini me 9,859 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 8,989 vota, Daut Haradinaj me 6,902 vota, Besnik Tahiri me 6,025 vota dhe Berk Berisha me 4,725 vota.
Numërimi i votave për deputetë po vazhdon, ndërsa rezultatet mbeten paraprake deri në përfundimin e plotë të procesit nga KQZ-ja./Arbresh.info/
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...