Sipas trupit punues për zgjedhjet presidenciale serbe, në komunën e Preshevës deri në orën 19:00 ishin 1405 votues apo rreth 3.6 për qind.
Sipas koordinatorit të trupit punues në Preshevë, Agim Imeri pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e ulët.
“Pjesëmarrja ishte e ulët, në më pak se dhjetë vota “, ka thënë Imeri, transmeton Indeksonline.
Kurse koordinatori i trupit punues në Bujanoc, Fadil Haliti ka bërë të ditur se në gjashtë qendra votimi në këtë komunë deri në ora 18:00 nuk ka pasur asnjë votues.
“Askush nuk ka votuar në Tërnoc, Muhovc, Dobrosin, Konçul. Ka më pak se dhjetë vota gjithsej”, ka shtuar Haliti.
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...