Gjuajta me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Prishtinë mësohet se ka ndodhur brenda dy grupeve rivale, mirëpo nuk raportohet për të lënduar, shkruan arbresh.info
Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia e Kosovës dhe po merret me rastin.
Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se ‘në lokacion kanë dalë njësitet relevante policore, hetuesia dhe krim-teknika të cilët po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes’.
“Ju njoftojmë se me datën 12.04.2017 rreth orës 21:27 në rr.”UÇK” janë dëgjuar të shtëna me armë. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në dy gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Në bazë të informacioneve të deritashme nuk raportohet për të lënduar. Në lokacion kanë dalë njësitet relevante policore, hetuesia dhe krim-teknika të cilët po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1377766098955145/
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...