“Nuk do na e merrni Kosovën”/ Eurodeputetja gjermane sulmohet nga militantët e Vuçiqit

19:00 | 28 Tetor 2021

Gjatë një vizite në Loznicë dhe Gornji Nedeljice të Serbisë, eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, është sulmuar verbalisht nga mbështetësit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ata u mblodhën në vendin ku Cramon po mbante takim dhe filluan të bërtasin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “nuk do ta merrni Kosovën nga ne“, shkruan nova.

Ajo i pyeti ata në gjuhën angleze nëse donin të bisedonin diçka me të, por që të njëjtit iu përgjigjën duke i thënë “jo me ty, këtu flitet serbisht dhe ju e keni shitur Kosovën”.

Videon mund ta shihni duke klikuar: KËTU.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara