Në vazhdën e ushtrimeve të rregullta dhe periodike, sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Sllatinë, është realizuar ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”.
Sipas policisë, ky ushtrim, i organizuar nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe mbështetur nga departamentet tjera policore, kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte të ndryshme emergjente, shkruan Arbresh.info.
Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike e teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke përfshirë testimin e aftësive dhe koordinimin në kushte operacionale.
Gjatë ushtrimit, u testuan edhe komponentët kyç të reagimit, si:
Ndërveprueshmëria dhe bashkëpunimi
Koordinimi
Komunikimi
Komanda dhe kontrolli
Pjesëmarrësit në këtë ushtrim, nga të gjitha nivelet e strukturave, treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe disipline, ashtu siç pritet nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.
Kjo ka dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes për situata emergjente.
Ky ushtrim u përcoll nga afër nga drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me stafin e lartë menaxhues, si dhe përfaqësues nga institucione vendore e ndërkombëtare.
Në përfundim të ushtrimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për pjesëmarrësit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij aktiviteti./Arbresh.info/
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
Sipas Bild, dy gjigantët spanjoll janë vënë pas Rodrit
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Lojtari i kombëtares sllovake për Kosovën: Do të jenë agresi...
Tirana dhe Nuhiu ndajnë rrugët