Depoja qendrore e një rrjeti të supermarketeve në Kosovë është përfshirë nga zjarri në hyrje të Lipjanit.
Komandanti i zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, tha se njësitë e zjarrfikësve nga pesë komuna janë duke punuar për shuarjen e zjarrit.
Shamolli bëri të ditur se zjarri është shumë i madh dhe se ekipet janë duke u përpjekur të mbrojnë objektet e tjera përreth.
Ai tha se një zjarrfikës ka pësuar lëndime nga tymi gjatë ndërhyrjes. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as shkalla e dëmeve të shkaktuara.
LEXO EDHE:
Zjarri në Lipjan, Policia: Raportohet vetëm për dëme materiale
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...