Përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit, e mbajtur të mërkurën, përfundoi pa sukses. Edhe këtë herë, nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë që do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, seanca dështoi të sigurojë kuorumin e nevojshëm për të marrë vendim mbi përbërjen e komisionit zgjedhor, pasi partitë parlamentare – PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma – nuk propozuan asnjë deputet për anëtarësi në këtë komision.
Në votimin për përbërjen e komisionit me anëtarët e propozuar në seancat e mëparshme, morën pjesë 54 deputetë – një votoi kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Ndërkohë që Kuvendi po dështon për herë të 19-të të radhës të konstituohet, partitë politike vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadën e krijuar.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...