Është arrestuar sot një person në Pejë pasi që e kishte shqelmuar veturën e Policisë së Kosovës.
Në një komunikatë për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se pasi iu shqiptua një gjobë për kundërvajtje në trafik, i dyshuari i revoltuar i kishte rënë shqelm veturës së Policisë, ku pas arrestimit, gjatë intervistimit në Stacionin Policor, ai kishte vazhduar me kanosje ndaj policëve që po merreshin me të.
Pas intervistimit, Prokurori vendosi që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale “Kanosje ndaj personave zyrtar”
Pejë, 24 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 24.01.2023, rreth orёs 11:40, nё rrugën “ Eliot Engel” nё Pejё, pёr deri sa zyrtaret Policor ishin duke shqiptuar fletgjobё pёr kundёrvajtje nё komunikacion ndaj tё dyshuarit.
I dyshuari fillimisht nё shenjё revolte kishte shkelmuar veturën e Policisё, pёr veprimet e bёra i dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe gjatё intervistimit ka vazhduar me paknaqёsitё e tij duk i kanosur zyrtaret Policor.
Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё
Djali i Hysni Gucatit: Specialja prapë e vërtetoi se është d...
Gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy ...
Osmani u prit në takim nga Presidenti i Islandës, kërkon mbë...
Bie sërish çmimi i naftës në Shqipëri
SHBA-të rrisin praninë ushtarake në Filipine
Rinovim përpara derbit, Interi zgjat bashkëpunimin deri në 2...