Një pushues nga Kosova vdes në palzhin e Velipojes

12:36 | 22 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Policia e Shkodrës ka njoftuar se një pushues tjetër është mbytur në plazhin e Velipojës, por e ka identifikuar si banor të Kosovës.

Sipas Policisë, “rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi Hasan Hysenaj nga Kosova rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Ndërkohë, dy pushues janë mbytur në plazhin e Spillesë në Kavajës, por ende nuk janë identifikuar plotësisht nga Policia. Dyshohet se ata janë nga Maqedonia e Veriut.

Pushimet përfundojnë në tragjedi, mbyten dy persona në plazhin e Spillesë

Shpërndaje në rrjete sociale