Një person sulmon Policinë në Klinë

09:23 | 9 Qershor 2023

Një person ka sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë në Klinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Klinë 08.06.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policor. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme