Gjykata e Qarkut të Splitit ka vendosur një muaj paraburgim pilotin kroat dhe të dashurën e tij, serben nga Kosova, të dy të dyshuar për spiunazh.
Sipas vendimit të gjykatës, masa e paraburgimit u mor për shkak të rrezikut që të dy të ndikojnë në dëshmitarë ose të shkatërrojnë prova. Ndërkohë, gruaja serbe është vendosur në mbajtje edhe për shkak të rrezikut të arratisjes, pasi ajo është shtetase e huaj në Kroaci, njoftoi media kroate “Index”.
Ata janë marrë në pyetje të mërkurën dhe po hetohen nga policia kroate dhe Europoli. Dyshohet se piloti, i cili ka shërbyer më parë në KFOR, i ka dhënë të dashurës së tij informacione rreth lëvizjeve të trupave të KFOR-it, të cilat më pas ajo i ka përcjellë Listës Serbe.
Sipas burimeve të “Index”, ai i ka siguruar partneres së tij informacione për lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri në kohën e fundit, përfshirë edhe informacionet për pozicionet e trupave të KFOR-it.
Hetuesit dyshojnë se piloti ka zbuluar të dhëna të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një komunë e tensionuar mes komuniteteve serbe dhe shqiptare në veri të Kosovës.
Gjithashtu, të dy akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e Dejan Pantiqit, një ish-polic i Kosovës me prejardhje serbe, i arrestuar për përfshirje në sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.
Lexo edhe:
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...