Një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për terrorizëm

15:12 | 12 Tetor 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim për pesë persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Këtë e ka konfirmaur për arbresh.info, zëdhënsja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ata janë arrestuar më 10 tetor në një aksion të policisë.

Të dyshuarit thuhet se kanë kryer vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit dhe gjithashtu kanë qenë në përgatitje të veprave të tjera terroriste.

Pas seancës së parë të mbajtur të martën, avokatët e të arrestuarave kanë thënë se nuk prova që vërtetojnë përfshirjen e tyre në atë se për çfarë akuzohen nga Prokuroria.

Tomë Gashi, avokat i Nehrudin Skenderit i arrestuar për terrorizëm, tha se klienti i tij është arrestuar gabimisht dhe se nuk ka prova ndaj tij.

Ai në një deklarim për media pas përfundimi të seancës së parë ndaj të arrestuarave tha se ka deklaruar se në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë armë zjarri.

Gashi tha se nuk beson që pirja e kafesë me dikë të bën terrorist.

“I njëjti para katër vitesh ka pas dhe një akuzë .për këtë çështje dhe është liruar. Unë kom deklaruar se ose Policia e Prokuroria kanë gabuar në arrestim të tij. Mendoj që janë krijuar dëme të pariparueshme.

Është student në dy fakultete dhe është nga Prizreni. Në shtëpinë e tij nuk është gjetur as një armë”, tha Gashi.

Ardian Kelmendi, avokati i Ardian Qerkinaj, i arrestuar për terrorizëm, tha se ndaj klientit të tij nuk ka fakte.

Ai pas përfundimit të seancës së parë, tha se Gjykata s’duhet të marrë vendime të paargumentuara. Sipas tij, gjetja e armatimit s’ka të bëjë asgjë me klijentin e tij.

“Ne i kemi dhënë vërejtjet tona pasi po bëhet propagandë mediatike. Gjykata s’duhet të bie pre e një vendimi të paargumentuar. Prokuroria ka vetëm dyshime pa argument e pa bazë. Ata s’kanë dhënë as një provë”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara