Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit për gruan që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj, në Spitalin e Gjakovës.
Sipas njoftimit e pandehura i ka shkaktuar lëndime të rënda bashkëshortit të saj.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurës V.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Dhuna në familje”.
Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 14 janar 2021, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë, pikërisht në repartin e neurologjisë, ku e pandehura me dashje i shkakton lëndime të rënda viktimës së ndjeshme, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N.
I dëmtuari përderisa ishte duke u trajtuar në spital, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në regjionin e fytyrës, e në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurës V.N., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.
E pandehura, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 janar 2022./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...