Një aksident pa pasoja ka ndodhur në qendër të Prishtinës, konkretisht te semaforët pranë Hotelit ‘Grandit’, raporton Arbresh.info.
Një veturë e cila ishte në shpejtësi, ka devijuar nga rruga për të përfunduar në trotuarë me ç’rast i rrezikoi këmbësorët dhe taksitë pranë, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Arbresh.info ishte në vendin e ngjarjes ku kalimtarë të rastit rrëfyen ngjarjen. “Kjo veturë ishte me shpejtësi të madhe dhe i ka rrezikuar personat pranë dhe kalimtarët e rastit”, deklaruan disa kalimtarë për Arbresh.info.
Arbresh.info ka një prononcim nga Policia e Kosovës. “Bëhet fjalë për një vet-aksident. Ka disa dëme materiale, por nuk ka persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj.
Policia doli në vendin e ngjarjes, teksa më pas u transportua makina e vet-aksidentuar. /Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...