Një grua gjendet pa shenja jete në Partesh të Gjilanit

20:21 | 13 Janar 2021

Një grua është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Partesh të Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24  jemi  njoftuar nga  qendra emergjente 112  se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shku në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete . Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara