Një grua e dehur sulmon policin në dorë dhe ia gjuan telefonin

11:09 | 14 Tetor 2021

Një grua është arrestuar pasi po ngiste veturën e dehur.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku kanë deklaruar se rasti ka ndodhur mbrëmë te Rrethi i Çagllavicës, shkruan arbresh.info

Në vendngjarje, e dyshuara femër kosovare ka sulmuar njërin nga zyrtarët duke e goditur në dorë dhe duke ja hedhur telefonin në tokë.

Është tentuar që ti bëhet alkotesti të dyshuarës mirëpo e njëjta ka refuzuar.

Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë, 13.10.2021 – 03:30. Njësia policore ka ndaluar një veturë në komunikacion ku ngasësi i veturës ka qenë në ndikim të alkoolit. Në vendngjarje e dyshuara femër kosovare ka sulmuar njërin nga zyrtarët duke e goditur në dorë, duke ja hedhur telefonin në tokë. Është tentuar që ti bëhet alkotesti të dyshuarës mirëpo e njëjta ka refuzuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara