Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Nissinen thotë se anëtarësimi duhet të ndodhë shumë shpejt dhe shpreson që kjo të realizohet në muajin maj.
“Finlanda, ka qenë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në KiE, prej kur ka qenë në agjende dhe kemi vazhduar të përkrahim më tutje. Ne mendojmë se duhet të ndodhë shumë shpejtë dhe shpresojmë që në muajin maj kjo të bëhet edhe realitet”, deklaroi ai në Tëvë1.
Ndërkohë, thotë se Finlanda nuk e ndërlidh çështjen e Asociacionit me anëtarësimin në KiE.
“Finlanda nuk ka qenë për ndërlidhjen e çështjeve, të cilat nuk ndërlidhen direkt me anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Mendoj që në raport shumë qartë ishte përmendur që çështja me tokën e Manastirit të Deçanit ishte një kusht para-anëtarësimit, dhe ky kusht është plotësuar”, deklaroi ambasadori.
Ai thotë se Finlanda ka pozicion të qartë dhe e përkrahë plotësisht anëtarësimin.
“Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne përkrahim anëtarësimin e Kosovës dhe çështja kryesore është respektimi i të drejtave të njeriut. Ne mendojmë që në planin afatgjatë, anëtarësimi do të shërbejë si element stabilizues, ndoshta edhe në aspektin rajonal. Prandaj, nuk shohim arsye pse të mos vazhdohet me anëtarësim”, shtoi ai.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...