Nisma e Prizrenit akuzon Mujën për keqpërdorim të parasë publike

17:10 | 22 Qershor 2017

Dega e partisë Nisma në Prizren, përmes një kumtese për medie, ka akuzuar udhëheqjen aktuale të këtij qyteti për korrupsion e qeverisje e qeverisje të keqe

“Qeveria në ikje e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në Prizren, vazhdon të keqpërdorë paranë publike dhe të keqmenaxhojë pasurinë komunale, për të cilën shumë qartë flet edhe Auditori i Përgjithshëm në raportin e tij për të gjeturat gjatë vitit 2016-të në komunën e Prizrenit.

Auditori i përgjithshëm që në fillim konstaton moszbatimin e rekomandimeve me prioritet të lartë që ka gjetur në vitin paraprak, me ç’rast Ramadan Mujën dhe zyrtarët e tjerë ekzekutivë i nxjerrë para përgjegjësisë me të cilët duhet të merret prokuroria e shtetit”, thotë ndër të tjera kumtesa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara